Protesta në Shkup kundër emrit - News, Lajme - Vizion Plus

Protesta në Shkup kundër emrit - News, Lajme - Vizion Plus

Marrëveshja e emrit e arritur mes Shkupit e Athinës zyrtare, ka shkaktuar ?stuhi politike? në të dyja vendet.br br br br Qindra qytetarë protestuan në orët e mbrëmjes së të mërkurës para kuvendit të Maqedonisë në qytetin e Shkupit, për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë.br br br br Ata kënduan këngë patriotike maqedonase dhe bënë thirrje kundër qeverisë.br br br br Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një konferencë për shtyp njoftoi se pavarësisht presioneve, nuk do ta miratojë marrëveshjen e emrit të arritur mes dy kryeministrave Alexis Cipras dhe Zoran Zaev. Sipas tij, nuk ka konsensus të brendshëm e për pasoje nuk do të pranoje asnjë marrëveshje, e cila përfshin ndryshimet kushtetuese. Ai u shpreh se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE nuk mund të jetë alibi për një marrëveshje të dëmshme.br br br br Por refuzimi i Ivanov ka shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve. Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, i ka bërë thirrje presidentit maqedonas të marrë përgjegjësinë për marrëveshjen me Greqinë.br br br br Ai gjithashtu e konsideron të papërshtatshme që presidenti refuzon të bisedojë me kryeministrin.br br br br ?Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm. Mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm i kanë respektuar plotësisht udhëzimet kushtetuese ndaj i bëj thirrje presidentit të marrë përgjegjësinë që i takon.?br br br br Marrëveshja e emrit ka shkaktuar tensione edhe në qeverinë greke, duke krijuar përplasje me partinë opozitare Demokracia e Re, e cila pritet të kulmojë në ditët në vazhdim.br br br br Një ditë më parë qeveria greke hodhi poshtë kërkesën e kreut të opozitës Kyriakos Mitsotakis, për debatimin e marrëveshjes në parlament para se të nënshkruhet nga të dyja vendet.br br br br Pas rrëzimit të kërkesës udhëheqësi konservator i bëri thirrje presidentit Prokopis Pavlopulos të rishikojë marrëveshjen pasi sipas tij ajo është ?thellësisht problematike?.br br br br Edhe partia në pushtet e Panos Kammenos, pjesë e koalicionit qeveritar, gjithashtu është shprehur kundër marrëveshjes, por kryeministri Alexis Cipras ka thënë për mediat greke se Kammenos mund të mos e votojë marrëveshjen, pasi kjo gjë nuk do ta rrëzonte qeverinë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-06-14

Duration: 02:12