Akset e jugut, Gjiknuri: Brenda vitit rinis puna në dy bypass-e - News, Lajme - Vizion Plus

Akset e jugut, Gjiknuri: Brenda vitit rinis puna në dy bypass-e - News, Lajme - Vizion Plus

br Fieri ishte ndalesa e radhas për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Ai inspektoi dy kantiere të Autoritetit Rrugor Shqiptar në ketë zonë; në aksin nga Rotondo e Kolonjës deri në Mbrostar dhe tek rrethrrotullimi i Patosit.br br br br Ministri Gjinkuri tha se ndërhyrjet garantojnë rrugë me standarde.br br br br ?Këtu siç e shikoni ka qenë një segment jashtëzakonisht problematik dhe në krye të besoj dy javëve kjo pjesë e segmentit që po punohet do të jetë tërësisht e rinovuar. Me Bashkinë e Fierit dhe me policinë jemi duke punuar që një pjesë e trafikut të devijohet brenda qytetit. Edhe njëherë u kërkojmë ndjesë qytetarëve por njëkohësisht edhe të na mirëkuptojnë. Është një periudhë shumë e shkurtër por përfitimi do të jetë shumë i madh. Korriku dhe Gushti që janë edhe muajt kulmor të sezonit do të kenë rrugë shumë më të mira dhe diferenca do të jetë e jashtëzakonshme?.br br br br Gjiknuri u ndal edhe tek dy projekte shume të rëndësishme siç është Bypass-i i Fierit dhe Vlorës. Ai tha se brenda vitit rinis puna për këto dy projekte të rëndësishme.br br br br ?Dua të jap edhe një lajm të mirë që sot përfundoi edhe parakualifikimi i fazës së parë të dy bypass-eve, atë të Fierit dhe atë të Vlorës. Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimtare që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy bypass-e të rëndësishme. Shpresojmë që bypass-i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar kurse bypass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë. Ajo çka është e rëndësishme është se edhe kësaj gangrene të infrastrukturës për shumë vite, ne i dhamë zgjidhje. Pra u prish kontrata, u siguruan të gjitha të drejtat juridike, u fillua procedura e re dhe kjo po shkon drejt përfundimit. Një procedurë kompetitive, transparente dhe e monitoruar nga BERZH-i si institucioni financues i këtij projekti?, nënvizoi Gjiknuri.br br br br Gjinkuri premtoi se vitin e ardhshëm, bypass i Fierit do të përfundoje.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-06-15

Duration: 01:25