Ora News - Bilanci i vettingut, 8 nga 14 subjekte kanë kaluar me sukses kontrollin

Ora News - Bilanci i vettingut, 8 nga 14 subjekte kanë kaluar me sukses kontrollin

Subscribe në Ora News këtu br Bilanci i vendimeve të KPK-së për katër mujorin duke se ka kaluar në favor të subjekteve që janë rikonfirmuar në detyre. Deri tani 8 gjyqtarë e prokurorë, kryesisht edhe kandidatët të organeve te reja KLGJ, KLP dhe KED, janë rikonfirmuar në detyre ndërsa janë rrëzuar 5 gjyqtarë e prokurorë të cilet nuk kanë justifikuar pasurinë. Të rrëzuarit i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë. br br Për katër muaj që kanë nisur seancat dëgjimore, Komisioni i Vetingut ka thirrur në seanca dëgjimore 14 prokurorë e gjyqtarë, nga të cilët 8 e kanë kaluar me sukses duke u rikonfirmuar në detyrë, 5 janë rrëzuar ndërsa për 1 vendimi pritet të shpallet në datën 20.br br 5 subjektet, të cilët nuk kanë mundur dot të kalojnë fazën e parë të verifikimit dhe automatikisht janë pezulluar nga detyra, janë kryesisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe kandidatë për KLGJ dhe KLP.br br Kështu sipari i rrëzimeve nisi me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, më pas vijoi me kolegët e tij Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Të njëjtin fat e kanë patur dhe dy kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Besa Nikëhasani dhe Besim Trezhnjeva.br br Ndërsa kanë kaluar testin dhe janë rikonfirmuar në detyrë dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-06-16

Duration: 02:06