Ora News - Urbanët mbeten pa kushte, udhëtarët ankohen për vonesa dhe mungesën e kondicionerëve

Ora News - Urbanët mbeten pa kushte, udhëtarët ankohen për vonesa dhe mungesën e kondicionerëve

Subscribe në Ora News këtu br Rritja e çmimit të biletës së urbaneve me 10 lekë prej dy vite e gjysmë, nuk e ka bërë më të lehtë udhëtimin e qytetarëve.br br Nëse zgjedh transportin publik për të shkuar nga një destinacion në tjetrin, duhet të presësh gjatë në rradhë, pasi urbanët nuk respektojnë oraret e vendosura nga Bashkia e Tiranës që variojnë sipas linjave nga 3-8 minuta.br br Qytetari: Kushtet e urbanëve janë skandaloze, sidomos urbanët e Qytetit Studenti që vijnë një herë në gjysmë ore dhe mbushen plotë.br br Qytetari: Ke një autobus çdo 15-20 minuta.br br Ardhja e verës, rikthen edhe shqetësimin e kondicionereve, ku operatorët privatë për të mos shpenzuar më tepër i mbajnë ato të fikur.br br Në mungesë së kondicionereve udhëtarët kanë zgjedhur alternative të tjera për t`ju shpëtuar temperaturave të larta.br br As gjobat e vendosura nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorëve nuk kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e operatorëve privatë.br br Inspektori, Estref Agalliu, thotë se per një muaji e gjysmë janë vendosur në total 117 gjoba, vlera maksimale e të cilave shkon deri në 5 mijë lekë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-06-18

Duration: 03:11