Liberia terheq njohjen e Pavaresise se Kosoves

Liberia terheq njohjen e Pavaresise se Kosoves

Serbia nuk e ka pritur mirë deklarimin e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për bisedimet në Bruksel pasi ka përmendur se kufiri me Serbinë do të jetë në tavolinën e bisedimeve.br br Këtë gjë e ka konsideruar të pamundur shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili tha se nuk pret shumë nga bisedimet pasi Prishtina nuk ka plane të bëjë kompromis.br br Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme me homologun e tij nga Liberia, e cila ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.br br "Nuk ekziston kufi ndërkombëtarë me Kosovën. Thaçi e thotë këtë pasi dëshiron të ketë kufi, por ne së pari mund të themi se duhet ta shohim a ekziston një kufi me Shqipërinë pasi nuk ka kontroll dhe kjo është Shqipëri e Madhe. Por, lajmi i madh është sot se Liberia ka tërhequr njohjen dhe kjo do të thotë se puna nuk ka mbaruar".br br Ministri serb ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në Bruksel në mënyrë që të bisedohet tutje. Për Serbinë bisedimet priten me interes pasi është takimi i parë i rëndësishëm, por do të insistohet në themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-06-20

Duration: 01:16

Your Page Title