Ora News - Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, kapen 43 kg kokainë mijëra euro cash

Ora News - Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, kapen 43 kg kokainë mijëra euro cash

Subscribe në Ora News këtu Operacioni i koduar "Bellezza" (Bukuria) i policisë finaciare italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 43 kg kokainë e të 233.950 mijë euro cash. br Në pranga janë vënë 8 trafikantë droge, 7 shqiptarë dhe 1 italian, të gjithë banues në rajonin e Lombardisë. br Hetimet kanë nisur pas arrestimit të pak kohëve më parë të 7 trafikantëve droge. br Përgjimet telefonike e ambientale zbardhën se ky grup trafikantësh tranpsortonte kokainë nga Europa Veriore drejt Italisë Droga trafikohej në të gjithë territorin e rajonit të Lombardisë e në krye të këtij grupi kriminal qëndonte një shqiptar banues në komunën Cassano Magnago i papunë, i cili mbante kontaktet me furnizuesit e kokainës. br br Kokainë transportohej me anë të automjeteve të modifikuara me funde të dyfishta. Sapo mbërrinte në territorin italian droga magazinohej në një banesë në komunën Castiglione Olona. br Në banesën e dy vëllezërve shqiptarë në komunën Inverigo të Komos, financ italiane ka sekuestruar dhe 233.950 mijë euro cash.br br Nën sekuestrim janë vënë dhe 3 automjete të përdorura për trafikimin e kokainës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-06-21

Duration: 00:55

Your Page Title