Ora News - Shëngjin, grabisin pikën e transferimit të parave, alarmi shpëtoi dy të tjera

Ora News - Shëngjin, grabisin pikën e transferimit të parave, alarmi shpëtoi dy të tjera

Subscribe në Ora News këtu br Një pikë transferimi parash në Shëngjin është grabitur gjatë natës nga disa persona të maskuar. br br Hajdutët, 5 të tillë me maska dhe leva, kanë mundur të marrin rreth 5 milion lekë të vjetra. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Shëngjinit.br br Pavarësisht vjedhjes së kryer, hajdutët nuk janë larguar por kanë tentuar të vjedhin një exchange dhe një pikë e shitjesh të lëndëve të ndërtimit, por janë ndaluar vetëm nga rënia e sinjalit të këtyre bizneseve. Pasi nuk kanë mundur të realizojnë plotësisht planin e tyre, hajdutët janë larguar ndërsa drejt Shëngjinit janë nisur forca të shumta policie.br br Këto të fundit ngritën postoblloqe dhe krehën zonën, por pa mundur që të bien në gjurmët e hajdutëve pasi ato mbanin maska në kokë dhe identifikimi i tyre bëhet i vështirë. Banorët e Shëngjinit thonë se vjedhje të tilla nuk ndodhnin prej kohësh në qendër të qytetit dhe krahas sigurisë që ata marrin vete kërkojnë që edhe Policia e Shtetit të jetë më e pranishme gjatë natës me kontrollet e tyre dhe jo të fokusohet vetëm tek trafiku. br br Banor: "Është hera e parë që na ka ndodhur, por duhet të kemi kujdes se me qepena i kemi të mbyllur, me 2 dyer e 3 çelsa. Policia e Shtetit duhet të mbikëqyrë më tepër sepse ne shpresat tek policia i kemi."br br Banor: "Janë në mëshirë të zotit, asnjë biznes nuk ka një siguri më të vogël prej shtetit."br br Policia po shqyrton edhe disa kamera sigurie për të parë nëse mund të bjerë në gjurmët e hajdutëve të cilët e kishin lënë mjetin e tyre në distancë për të mos u filmuar.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-06-23

Duration: 01:36