Ora News - Dy nga Peshkopia porositësit e ngarkesës me Toyota ku u gjetën 3.4 milione euro

Ora News - Dy nga Peshkopia porositësit e ngarkesës me Toyota ku u gjetën 3.4 milione euro

Subscribe në Ora News këtu br Plot 24 orë nga sekuestrimi i miliona eurove policia e shtetit doli me një njoftim zyrtar, ku njoftoi shumën e sekuestruar si dhe personat e arrestuar.br br Bëhet fjalë për sekuestrimin e 3.366.800 euro. Gjithashtu janë sekuestruar 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 80,000 franga zvicerane.br br Policia thotë se janë arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia por me banim në Tiranë të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.br br Te arrestuaritbr br Dy nga të ndaluarit janë Edi dhe Klevis Lika, babë e bir. Mësohet se Edi Lika ka në pronësi një servis në autostradën Tiranë- Durrës, ndërsa së fundmi e ka zgjeruar aktivitetin e tij në transport ndërkombëtar mjetesh. I biri, Klevis Lika kishte nisur punë si shofer shoqërues. Ndërsa Agim Ceka 61-vjeç ishte shoferi kryesor i mjetit ?Bizark?. Alban Mollaymeri është pronari i një servisi në periferi të Tiranës.br br "Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ?Bizark? të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ?Toyota? janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. " thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.br br Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; br Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; br Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; br Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2018-06-25

Duration: 01:58