Debati në KLD, Gjin Gjoni: Jo shkarkime. Gjonaj: KLD me dy standarde, ja kush i mbron gjyqtarët

Debati në KLD, Gjin Gjoni: Jo shkarkime. Gjonaj: KLD me dy standarde, ja kush i mbron gjyqtarët

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Ahmet Jangulli, për zvarritje gjykimi në 5 çështje administrative, është kthyer në ?mollë sherri? mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe gjyqtarit Gjin Gjoni, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.br br Gjin Gjoni dhe një grup anëtarësh të KLD kanë mundësuar rrëzimin e të gjitha kërkesave të ministres Gjonaj, për shkarkim të gjyqtarëve, për shkelje të rënda në detyrë, me pretendimin se masa të tilla disiplinore nuk janë në kompetencë të KLD.br br Në mbledhjen e datës 16 qershor, anëtarët e KLD, Gjin Gjoni, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Ridvan Hado, Neritan Cena, Astrit Haxhialushi dhe Gerd Hoxha kanë votuar kundër kërkesës së ministres Gjonaj për shkarkimin e gjyqtarit Ahmet Jangulli. Ndërsa, vetë zonja Gjonaj, presidenti Ilir Meta, njëherësh kryetar i KLD dhe anëtari Vangjel Kosta kanë votuar pro shkarkimit të gjyqtarit.br br Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori nuk ka preferuar të marrë pjesë në votim. Para votimit, Etilda Gjonaj dhe Gjin Gjoni janë përfshirë në një debat mbi kompetencat e KLD për shkarkimin e gjyqtarëve dhe kompetencat e ministres së Drejtësisë për t?i propozuar KLD shkarkimin e gjyqtarëve.


User: Report TV

Views: 8

Uploaded: 2018-06-26

Duration: 01:36