Report TV - Posta në Durrës bie 'pre' e grabitësve, policia shoqëron dy të dyshuar

Report TV - Posta në Durrës bie 'pre' e grabitësve, policia shoqëron dy të dyshuar

Rikthehen sërish grabitjet në qytetin e Durrësit. Një pikë e postës në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar. Dy persona kanë thyer derën e postës dhe kanë hyrë brenda, por nuk kanë arritur të marrin asnjë lekë.br br Report Tv mëson se grabitësit nuk kanë mundur të hapin kasafortën e postës, ndërsa me vendim bordi pikat e postës nuk mbajnë asnjë lek gjendje.br br Policia ka kapur menjëherë dy autorët e grabitjes në Spitall, pasi janë regjistruar nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë, personat e kapur nga policia dyshohet të jenë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera, kryesisht nëpër banesa.br br Informacioni paraprak i policisë:br Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.br br Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar. Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-06-28

Duration: 01:24

Your Page Title