Ora News- Gjykata në kolaps, KLD kërkon mendim nga EURALIUS

Ora News- Gjykata në kolaps, KLD kërkon mendim nga EURALIUS

Subscribe në Ora News këtu br Vonesa në krijimin e institucioneve te reja të drejtësisë ka futur në kolaps edhe drejtimin e gjykatave.br br 12 kryetarë të institucioneve të vendosjes së drejtësisë në të gjithe vendin u ka përfunduar mandati, ndërsa 12 të tjerë janë në prag të përfundimit.br br Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ka aktualisht kompetenca të kufizuara, ka diskutruar në lidhje me zgjidhjen e këtij ngërçi në mbledhjen e kësaj të premteje.br br Anëtarët propozuan zgjatjen mandatit të anëtarëve aktualë, ose zëvendësimin me kryetarë të përkohshëm.br br Por propozimet kanë hasur në kundërshtimin e palëve ndaj dhe si zgjidhje është parë ti kërkohet mendim EURALIUS.br br KLD nuk ka kompetencë për të shpallur vendet vakante dhe për të zëvendësuar deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.br br Institucion që do të krijohet pas përfundimit të vettingut të kandidatëve.br br Në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit është parashikuar se mandati i kryetarit është 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm njëherë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-06-29

Duration: 01:21