Vlorë, avokati: Gruaja dhunohet nga burri, policia nuk ndërhyn për të zbatuar urdhrin e mbrojtjes

Vlorë, avokati: Gruaja dhunohet nga burri, policia nuk ndërhyn për të zbatuar urdhrin e mbrojtjes

Një denoncim i rëndë vjen nga Vlora, aty ku një grua mësohet se është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj. Rastin e denoncon për Report Tv, avokati Idajet Beqiri, i cili në një lidhje telefonike ka sqaruar se gruaja ka bërë kallëzim penal në Polici, por rasti nuk është marrë përsipër nga uniformat blu.br br Avokati ka thënë se rasti është i rëndë dhe ka paralajmëruar se në rast se nuk do ketë ndërhyrje nga institucionet shtetërore atëherë një krim mund të ndodhë.br br Gruaja me inicialet M.Sh., me profesion psikologe është nënë e tre fëmijëve. Kjo është hera e tretë që bashkëjetuesi i saj thyen urdhrin e mbrojtjes.br br Një grua me arsim të lartë, me tre fëmijë të mitur, njëri në gji, është dhunuar shumë rëndë nga bashkëjetuesi i saj Florian. Ka shkuar në Policinë Vlorë, ku është ende atje. Është thirrur bashkëjetuesi i saj F., nga policia dhe si kapobandë në sy të policëve thotë: "Kjo vjen këtu se ka qejfë të shkoj me ju policët"! Policët qeshin dhe nuk i marrin kallëzimin penal Minushe Shehu për dhunë në familje. Ajo ka marrë më parë edhe 3 urdhëra të tjerë mbrojtje nga Gjykata, por F., nuk i zbaton sepse ka lokal superluks, ka para të pista pa fund, ka makinë superluks, ka në dorë një orë që kushton sa i gjithë Komisariati i policisë Vlorë. Ndihmoheni këtë grua se është ende në Polici, dhe të mos gjendet nesër në koshat e plehrave e vrarë dhe e masakruar.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2018-06-30

Duration: 03:37