Depolitizimi i komisioneve zgjedhore/Ekspertet: Te nise nga KQZ, jemi ne kohe nese ka vullnet

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore/Ekspertet: Te nise nga KQZ, jemi ne kohe nese ka vullnet

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme, do të varet vetëm nga vullneti i partive politike, sepse koha për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor është mëse e mjaftueshme, thotë ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume.br br Rruga që duhet të ndiqet, sipas tij duhet të garantojë mbajtjen e duarve të politikës larg vullnetit të zgjedhësve.br br "Realizohet nëse kanë vullnet ta bëjnë".br br Por sipas Kumes, procesi duhet të nisë fillimisht nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.br br Ndonëse pohon se depolitizimi i administratës zgjedhore nuk e shmang tërësisht shitblerjen e votave, i bindur është që ky proces ndikon në minimizimin e këtij fenomeni shqetësues në raportet e OSBE-ODIHR-it.br br "Nuk është çelësi i artë, por e minimizon".br br Pak kohë më parë, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard foli për depolitizim të të gjithë sistemit të zgjedhjeve dhe venosjen e tij në duart e ekspertëve".


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-07-01

Duration: 01:56