Report Tv - Aeroporti ‘fantazmë’ i Kukësit, pushtohet nga ferrat

Report Tv - Aeroporti ‘fantazmë’ i Kukësit, pushtohet nga ferrat

Aeroporti i Kukësit është kthyer në një dhimbje koke për pushtetin vendor, që nuk po arrin ta mirëmbajë. Gjendja e aeroportit duket të jetë tejet e rrënuar. Teksa pritet të vihet nën funksion, situata e këtij aeroporti është shumë e vështirë dhe pa asnjë zhvillim për përmirësimin e zonës së aeroportit.br br Në një kohë kur qeveria po negocion për vënien në efiçencë të aeroportit të Kukësit, ky i fundit është në gjendje të rënduar infrastrukturore dhe kostot e amortizimit janë të larta ndaj duhen investime të reja. Ferrat dhe shkurret kanë depërtuar gati në pistën e aeroportit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-07-02

Duration: 01:27

Your Page Title