Ora News - Emigrantët dhe kampet, Rama: Nuk vëmë alarmin. BE nuk mund të eksperimentojë me ne

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-07-03

0 Views

06:23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk vë alarmin në lidhje me krizën e emigrantëve. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologun e Malit të Zi, kreu i qeverisë tha se nuk do të ngrihen kampe refugjatës, pasi Shqipëria nuk është vendi ku mund te eksperimentohet.

Rama: Edhe Al Jazeera është ballkanizuar në mjedisn tonë sepse nuk ka asgjë në deklaratën e vendeve anëtare lidhur me mundësinë e ndërtimit të kapmeve në rajonin tonë. Është vetëm një shenjë e ballkanizmit të Al Jazeera-s.

Unë mund t'ju them se kur flas për 15 fishin, kam parasysh për njerëzit që janë këtu sot. Nuk i kemi marrë nga një kufi dhe ti hedhim në kufirin tjetër. Janë në qendrat tona të mikëpritjes i trajtojme me aq sa mundësi kemi siç kemi bërë gjithmonë edhe në shtëpitë tona.

Sigurisht e përsëris për sa kohë nuk janë kushtet që ne të vëmë alarmin ne nuk kemi pse të vëmë alarmin. Nuk jemi si ata që janë shumë më të pasur se ne dhe që vënë alarmin edhe për disa qindra shqiptarë të cilët në pamundësi për të pasur akses për tregun e lirë të Europës kërkojnë azil. Ne jemi të vetëdijshëm për traditën tonë dhe për detyrimin tonë ndaj qenieve njerëzore në hall. Në rast se fluksi do të merrte propocione si ato të 2015 dhe në rast se ne do të gjendeshim në pamundësinë për të administruar fluksin, patjetër do t'i drejtoheshim bashkarisht vendeve të BE dhe ne do të bënim të njëjtën gjë si Maqedonia, Serbia, Kroacia që i merrnin nga një anë dhe i çonin nga ana tjetër sepse ishin përballë një situatë hipokrizie të madhe në raport me këtë proces. Kështu që jemi të vetëdijshëm për ça na takon dhe jemi të qetë për momentin sepse kemi kontroll mbi situatën. Tek tuk ka largime të paligjshme por nuk na shqetësojnë për të vënë gardhe mes njëri tjetërit.

Sa i përket kampeve e kam thënë që në sekondën e parë që është shfaqur kjo fantazi si fake news nga brenda shtëpisë sonë, Shqipëria ka qenë djepi i fake news përpara se fake news të shpërthentë ne gjithë planetin, që nuk ekziston. Ne kurrë nuk do pranojmë të hapim kampe për të sjellë në Shqipëri emigrantë që refuzohen në vendet e pasura të BE. Refuzimi i tyre si të ishin mbetje toksike për ne është i papranueshëm. Ne nuk jemi vendi ku mund të eksperimetohet një zgjidhje e tillë që është qartësisht një zgjidhje që nuk funksionin për një mijë e një arsye.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/emigrantet-dhe-kampet-rama-nuk-veme-alarmin-be-nuk-mund-te-eksperimentoje-me-ne

Trending Videos - 19 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 19, 2024