Kulla 200 vjeçare e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës rrezikon shembjen - News, Lajme - Vizion Plus

Kulla 200 vjeçare e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës rrezikon shembjen - News, Lajme - Vizion Plus

br br br Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës, një ndërtesë karakteristike rreth 200 vjeçare, rrezikon shembjen. Banesa e shpallur Monument Kulture po shkatërrohet nga mungesa e mirëmbajtjes.br br br br Kjo pasi drejtoria rajonale e kulturës kombëtare nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të kryer restaurimin.br br br br Projekti në fakt është gati: ai i përfshin restaurimin e mureve dhe të çatise me një vlerë prej 5.1 milion lekësh.br br br br Ministrisë së kulturës i janë bërë kërkesa jo vetëm për këtë kullë, por edhe për objekte te tjera të trashëgimisë.br br br br Kulla e Dervish Aliut është ndërtuar në vitin 1847. Ajo shërbente edhe si një fortesë për tu mbrojtur nga pushtuesit. Pozicioni i vendosjes së saj është e tillë që të mund të kontrollojë të gjithë territorin në Dukat.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-07-04

Duration: 01:43

Your Page Title