BOOM: Në Plazhin e Ri në Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det

BOOM: Në Plazhin e Ri në Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det

Subscribe në Ora News këtu br Plazhi i Ri në Vlorë, pranë ish-shkollës së Marinës, edhe për këtë vit duket se nuk e ka të zgjidhur problemin me ujërat e zeza. Emisioni "BOOM" solli me pamje sesi tre kanale të ujërave të zeza derdhen në det.br br I pyetur për këtë çështje, Drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Vlorë, Fajton Devolli, thotë se ka një projekt edhe për atë zonë por që me shumë gjasa pas përmbylljes së sezonit.br br Devolli: E di që ka projekte që do të fillojnë shumë shpejt për të gjitha këto zona që janë të mbuluara nga projekti i BE për temën e kanalizimit të ujërave të zeza. Është një investim tjetër që do të bëhet tani. Investimet nuk mbyllen brenda natës.br br Tjetër problematikë e këtij sezoni turistik janë kullat e vrojtimit dhe mungesa e rojeve bregdetare. Në Plazhin e Ri kullat janë ngritur por nuk ka roje.


User: Ora News Emisione

Views: 1

Uploaded: 2018-07-05

Duration: 29:48

Your Page Title