Ora News - Rama: Kemi punësuar 28 mijë persona, pavarësisht se mund të përqeshet në Facebook

Ora News - Rama: Kemi punësuar 28 mijë persona, pavarësisht se mund të përqeshet në Facebook

Subscribe në Ora News këtu Pasi ka premtuar se asnjë drejtor i zyrave të punës nuk do të largohet nga detyra pasi ka përmbushur objektiva mujore, kryeministri Edi Rama, tha se numri i të punësuarve është 28 mijë persona. Sipas Ramës, kjo shifër mund të përqeshet në rrjetet sociale.br br Rama: Ne kemi filluar të operojmë me metodologjinë e re dhe më vjen mirë që të gjithë zyrat kanë realizuar objektivat. Një pjesë kanë tejkalime që kanë kaluar çdo parashikim. Potenciali në terren është i madh, por edhe puna e bërë prej jush është serioze dhe meriton të vlerësohet. Më vjen mirë që për disa muaj rresht, askush nuk do të largohet nga detyra, përderisa e kemi bërë të qartë se kush realizon objektivin e muajit, është i sigurt në detyrën e tij. Pa dashur të marrë kohë me zyrat një për një duke përgëzuar në veçanti zyrën e Beratit, zyrën e Skraparit, pavarësisht se në numra absolut janë më të vegjël, por në realitet rezultatet janë qartësisht të dukshme në raport me numrin e kërkuar, zyrën e Gramshit, zyrën e Librazhdit, Peqinit, Gjirokastrës përsëri.br br Duke iu referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër për çdo person të punësuar nga maji i vitit të kaluar në këtë qershor ne kemi 28 mijë e 324 të punësuar më shumë formalisht edhe në sektorin jo bujqësor. Shifër që jam i bindur në rrjetin e komentatorëve të ERTV do përqeshet, do shikohet si gënjeshtër etj etj, por është realiteti siç është realiteti edhe fakti që përmes zyrave të punës, vetëm përmes tyre janë punësuar në 6 mujor mbi 14 mijë persona.br br Muaji qershor sipas Kryeministrit është më i suksesshmi sa i përket punësimeve, ndërsa theksoi se janë të lira rreth 31 mijë vende.br br Rama: Vetëm përmes zyrave të punës janë punësuar 14593 persona në këtë 6 mujor. Ky është fakt. Të gjithë ata që nuk duan të mbeten thjesht tek pasqyra e kazanit dhe nuk duan të jenë në anën e llogores së baltës dhe përqeshjeve, por duan të bëjnë verifikimin e këtyre shifrave është e thjeshtë; mjafton të shikosh regjistrin e sigurimeve shoqërore. br br Por përsëriti se tregu ka nevojë për njerëz të kualifikuar.br br Rama: Tregu i punës ka një hall të madh për njerëz të kualifikuar.br br Rezultatet ia atribuoi zyrave të punës, ndërsa për disa drejtori rajonale pati edhe kritika duke kërkuar rritje të përformancës.br br Rama: Zyrat rajonale duhet të jenë më bashkëpunuese, më të përfshira, më transparente me zyrat vendore për mbarëvajtjen e punës së përbashkët, gjë që jo gjithmonë rezulton se bëhet.br br Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama parashtroi nevojën e krijimit të një websaiti, ku qytetarët do të kenë mundësi të njihen me vendet e lira të punës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-07-06

Duration: 02:22

Your Page Title