Ora News- Furnizonin me drogë lokalet e natës në Tiranë, në pranga grupi prej 10 anëtarësh

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-07-06

8 Views

02:57

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operacioni ?Forca e Ligjit? godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve. Në pranga kanë rënë 10 persona.

Drejtori i Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, në një konference për mediat tha se kapëja e tyre u bë pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Finalizimi i operacionit të koduar ?Porosia e natës? çoi në pranga shtetasit:

-Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?);

- Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;

- Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve);

- Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.

Grupi furnizonte me drogë lokalet e natës në kryeqytet

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e ?Brrylit?, ?Komunës së Parisit?, ?Shkozës?, ?Xhamllikut?, ?Ish-Bllokut?, ?Oxhakut? dhe ?Unazës së Re?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/furnizonin-me-droge-lokalet-e-nates-ne-tirane-ne-pranga-grupi-prej-10-anetaresh

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024