Ora News - Vlahutin këshillë për Teatrin: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni për të gjetur zgjidhje

Ora News - Vlahutin këshillë për Teatrin: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni për të gjetur zgjidhje

Subscribe në Ora News këtu Ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin, ka komentuar debatin e fundit për Teatrin Kombëtar.br br Nga Fieri, ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështje në mënyrë që të ketë një vendimarrje në përfitim të tyre.br br Vlahutin: Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët.br br Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.br br Vlahutin: Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët.br br Parlamenti miratoi në seancën e të enjtes vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për Teatrin Kombëtar.br br Ndërsa aktualisht pritet dekretimi i tij nga Presidenti për të hyrë në fuqi.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-07-07

Duration: 01:18