Ora News- TVSH falimenton bizneset e vogla

Ora News- TVSH falimenton bizneset e vogla

Subscribe në Ora News këtu br Në përfundim të afatit për deklarimet në bazë të së cilës të gjitha bizneset me një xhiro mbi 2 mln lekë do përfshihen në TVSH, biznesi i vogël ankohet se po falimenton ndërsa paralajmërojnë protesta. Shoqata e biznesit të vogël deklaron se barra e vërtetë e kësaj skeme do të ndjehet në muajt në vijim kur të vijë momenti për ta paguar. Ndërkohë që ekspertët argumentojnë se zbatimi i ligjit ka disa probleme. Bujar Bendo deklaron se në TVSH janë përfshirë edhe profesionet e lira ndërsa dalja nga kjo skemë mund të bëhet vetëm pas 1 viti.br br Kur ka mbetur edhe shumë pak kohë nga afati i deklarimit të bizneseve të vogla të cilat përfshihen në TVSH, përfaqësuesit e tyre ngrenë shqetësimin se kjo nismë po i dëmton. Shoqata e Biznesit të Vogël deklaron se të gjitha ato biznese që kanë një xhiro mbi 2 mln e kanë të vështirë të përballojnë përfshirejn në TVSH pasi kostoja arrin 30 deri në 40 mijë lekë në tre muaj. Shoqata paralajmëron të tjera protesta e madje edhe ankesë në Gjykatën Kushtetuese.br br Agolli: E dini ju që ka biznese që do paguajnë tani 300-500 mijë lekë të vjetra TVSH. Po e di çdo të thotë 500 lekë të vjera TVSH? Të merret 5-6 mln në vit. 5-6 mln lekë një biznes i vogël mund ta ketë fitimin.br br Agolli sqaron se efektet e vërteta do të ndjehen në muajt në vijim pasi bizneset do të detyrohen të paguajnë.br br Agolli: Qeveria gënjen, dmth gënjen kryeministri, gënjen ministri i Finanacave, gënjejnë edhe ata që bëjnë politikat fiskale. Pse gënjejnë?! Vetë po thonë që do paguajnë 20 TVSH, në datën 10 të gjitha bizneset do paguajnë.br br Ndërkohë eksperti kontabël Bujar Bendo shpjegon se skema e TVSH do të ndikojë në fitimet e biznesve. Bendo ngre si shqetësim faktin që në TVSH janë përfshirë edhe profesionet e lira edhe pse u tha që nuk ishin pjesë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-07-09

Duration: 02:24

Your Page Title