Ora News- Skema e TVSH, Vjero: Vetëm 60% e bizneseve kanë dorëzuar deklaratat

Ora News- Skema e TVSH, Vjero: Vetëm 60% e bizneseve kanë dorëzuar deklaratat

Subscribe në Ora News këtu br Edhe pse kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e deklaratave të TVSH prej bizneve të përfshira së fundi në skemën e re, vetëm 60 e tyre e kanë plotësuar detyrimin. Drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero deklaron se nëse nuk do të dorëzohen në afat atëherë do të ketë edhe penalitete. Shqetësues shfaqen dhe shifrat e bizneseve që kalojnë në status pasiv të cilat janë 161 subjekte më shumë se viti i shkuar.br br Sistemi i ri i taksës së vlerës së shtuar duket se nuk është mirëpritur prej bizneseve të vogla. Frika për tu përfshirë në të reflektohet te niveli i ulët i dorëzimit të deklaratave tre mujore. Në një kohë që kanë mbetur dhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e deklratave të thjeshtura vetëm 60 e subjekteve e kanë plotësuar këtë kërkesë.br br Drejtorja e Tatimeve Vasilika Vjero deklaron se nëse bizneset nuk do të respektojnë ligjin ndaj tyre do të vendosen edhe penalitete. br Vjero: Këto 11700 deklarata në të cilët janë gjeneruar vetë nga sistemi rreth 60 janë të plotësuar nga të gjithë tatim paguesit që i përkasin fashës 2-5 mln, të cilët kanë hyrë për herë të parë në skemën e TVSH. Nga një vrojtim që administrata tatimore ka bërë për këtë 60 të deklaratave që tashmë janë të dorëzuara nga tatimpaguesit, janë konstatuar një numër tejet i vogël që nuk është më shumë se 50 deklarata në mënyrë të gabuar.br br Në deklaratën për mediat Vjero u shpreh se gjatë qershorit të këtij viti ka pasur më shumë biznese që kanë kaluar në status pasiv.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-07-10

Duration: 01:46