Ora News- Goditet grupi që vidhte banesa në Francë dhe Gjermani, arrestohen 5 shqiptarë

Ora News- Goditet grupi që vidhte banesa në Francë dhe Gjermani, arrestohen 5 shqiptarë

Subscribe në Ora News këtu br Policia shqiptare në bashkëpunim me atë Gjermane, Franceze dhe Europolin kanë zbuluar një grup kriminal të grabitjeve në banesa. Për mediat bëhet e ditur se për grupin kriminal hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, kur dhe u zbulua rasti i parë i grabitjes.br br Nga ana tjetër edhe xhandarmëria franceze po hetonte në të njëjtën periudhë gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash, por që rezultoi i njëjtë me atë në Gjermani.br br Nga këto hetime në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë u vunë në pranga në Gjermani, dhe në mars u ndalua në Paris një tjetër i akuzuar. Po ashtu dhe në Shqipëri Task - Forca "Anti Skifter", zhvilloi kontrolle në Kukës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze dhe selia qendrore e policisë në Offenburg.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-07-10

Duration: 01:16