Ora News- Dëshmia e Arta Markut: Nuk kam ndërhyrë në asnjë çështje politike

Ora News- Dëshmia e Arta Markut: Nuk kam ndërhyrë në asnjë çështje politike

Subscribe në Ora News këtu br Prej gati tre orësh Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku U përball me pyetjet dhe akuzat e opozitës. Gjatë raportimit, Marku është shprehur e vendosur për të zbatuar ligjin dhe kushtetutën duke garantuar se nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje politike. Por demorkatët e cilësuan në antikushtetueshmëri gjatë ushtruimit të detyrës së saj, madje edhe si zëdhënëse të krimit. br br Pas më shumë se 7 muajsh, kur mori detyrën mes tymit dhe flakadanëve, Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, u përball në Kuvend me opozitën.br br Flamur Noka: Fakti që është zgjedhur me 69 vota, që edhe një ministër që është tërësisht politik nuk mund të zgjidhet, tregon që është Prokurore Private Politike, pra PPP, siç e keni futur ju në modë këtë periudhë.br br Pyetjeve tendecioze dhe akuzave, Arta Marku ju përgjigj shkurt dhe me ftohtësi.br br Edi Paloka: A ka patur Prokuroria e Krimeve të Rënda në kohën që ju keni ardhur, çështje që lidheshin me deputetë ose ministra socialistë? Nëse po, çfarë është bërë me këto dosje?br br Arta Marku: Prokurori i çështjes është Titullari dhe përgjegjësi i padiskutueshëm i hetimit të çështjes që ka në hetim. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të hyjë në një hetim konkret apo të japë urdhra, udhëzime për çështje konkrete.br br Edi Paloka: Në kundërshtim flagrant me ligjin po them, jo me kushtetutën se me atë u zgjodhët në kundërshtim që në fillim. Ju lëvizët pikërisht ata prokurorë për të cilët ishit të lajmëruar, të Tiranës, të Durrësit dhe sidomos Prokurorin e Krimeve të Rënda që hetonte Tahirin.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-07-11

Duration: 02:51