Report Tv - Nis puna për Bypass-in e Tepelenës, Rama: Pas Vlorës, aeroport turistik në Sarandë

Report Tv - Nis puna për Bypass-in e Tepelenës, Rama: Pas Vlorës, aeroport turistik në Sarandë

Kryeministri Edi Rama inauguroi sot nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Ai u shpreh se projekti i ri në infrastrukturë do të transformojë jo vetëm qytetin e Tepelenës, por të gjithë zonën. Gjithashtu, Rama u shpreh se në vjeshtë do të nis puna në Bypassin e Fierit, ndërsa ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë.br br Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh. Më parë askush nuk ndalonte në Tepelenë, të gjithë donin të iknin. Kjo vepër e premtuar për dekada të tëra. Ka pasur një mungesë të përgjegjshmërinë në hartimin e projekteve. Në bashkëpunim me BB rimodeluam skemën e financimit. Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe brenda shtatorit, në rastin më të keq, në tetor nis puna në By passin e Fierit, ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë më shumë. Ka nisur puna në ditët e shkuara për By Passin e Milotit. Bypass-i e Tepelenës ka një plan që parashikonte. Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar ku vrima e zezë ku shkarkohen të gjitha flukset do të eliminohet.br br Edi Ramabr Rama nuk i kurseu akuzat për qeverinë Berisha gjatë fjalës së tij. Shefi i qeverisë tha se, qeveria paraardhëse i la rrugët rrugëve, ndërsa duke u ndalur te autostrada Tiranë-Elbasan theksoi se pasojat e inaugurimit për fushatë po i vuajmë tani.br br Qeveria paraardhëse mori përsipër të gjitha rrugët dhe të gjitha i la rrugëve. Rruga Tiranë-Elbasan u hap me një tunel një kalim me bujë dhe më pas u ekspozua ndaj shembjeve duke na vënë në detyrim të bënim komplet projektin gjeologjik, një gjë e pabesueshme jo për një shtet, por edhe për një familje.br br Edi Ramabr Pas Bypass-ve, Rama e vendosi theksin edhe te infrastruktura aeroportuale. E ndërsa pritet të hapet aeroporti i Kukësit dhe të fillojnë punimet për atë të Vlorës, Rama u shpreh se ka nisur procesi për të bërë vlerësimet për të ndërtuar edhe aeroportin turistik të Sarandës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-07-14

Duration: 14:51