Ora News - Ambasadorja franceze: Muajt e ardhshëm vendimtarë për Shqipërinë

Ora News - Ambasadorja franceze: Muajt e ardhshëm vendimtarë për Shqipërinë

Subscribe në Ora News këtu br Ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasak paralajmëron politikën shqiptare se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, përsa i përket negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.br br Në ceremoninë e organizuar për ditën kombëtare të Francës, ajo ka cituar shkrimtarin e madh Ismail Kadare kur u shpreh se populli shqiptar ka luftuar me te gjithë forcën për të shmangur ndarjen nga Evropa. Ndaj ajo theksoi se ky hap është përgjegjësi e të gjithëve.br br Christina Vasak: "Shteti më i ri në rajon, Shqipëria, nëse më lejohet të guxoj të citojë Ismail Kadarenë, është gjithashtu shteti më i hapur drejt ndërtimit evropian, sepse siç dëshmon historia, populli i tij ka luftuar me të gjithë forcën e tij, fizike dhe intelektuale, për të shmangur ndarjen nga kontinenti i tij natyror, Evropa.br br Puna sapo ka filluar dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, përndryshe takimi që është lënë në qershorin e ardhshëm do të humbet, ose më keq akoma do të prishet.br br Barra i bie klasës politike, shumicës dhe opozitës dhe ka të bëjë me të gjithë. Çdo qytetar, i njohur apo i panjohur, i pasur apo i varfër, i rritur apo fëmijë, e meriton atë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-07-14

Duration: 01:49

Your Page Title