Report Tv - Prokurorët dhe gjyqtarët do paguhen mbi 3 mijë $ në muaj

Report Tv - Prokurorët dhe gjyqtarët do paguhen mbi 3 mijë $ në muaj

Ndryshimi i niveleve të pagave për sistemin gjyqësor do të zbatohet pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion i cili do të marrë formë menjëherë pas përfundimit të procesit të Vetingut për grupin e parë prioritar, i përbërë nga 57 prokurorë dhe gjyqtarë. Ky është plani i qeverisë shqiptare i cili pasqyrohet në një raport të Ministrisë së Drejtësisë për monitorimin e strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2017-2020 dhe planit të veprimit për vitin 2017.br br Rritja e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët parashikohet në ligjin për statusin e magjistratëve, ndërsa kushtëzohet me kalimin me sukses të Vetingut. Duke llogaritur shtesat për vjetëri pune, përqindjen për çdo fëmijë nën 18 vjeç, shtesën prej 40 të pagës për delegimin, vështirësitë etj., paga e një gjyqtari dhe prokurori shkon rreth 3 mijë USD në muaj, ndërsa kostoja vjetore për punonjësit e drejtësisë së re shkon 45 milionë USD në vit.br br Njerëzit e drejtësisë përfitojnë edhe një sërë benefitesh të tjera si kredi të buta për shtëpi, shkollim për fëmijët, ruajtjen e familjes etj. Në raport thuhet se është bërë një vlerësim paraprak edhe për koston financiare për organet e reja të drejtësisë që pritet të ngrihen në muajt në vijim. ?Vlen të theksohet se MD në bashkëpunim me kuvendin dhe me asistencën e EURALIUS, OPDAT, USAID kanë bërë një vlerësim paraprak për identifikimin dhe koston financiare që do të shoqërojë ngritjen e të gjitha organeve të reja (KLGJ, KLP, KED, ILD, dhe institucionet kundër Korrupsionit: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Njësia e Posaçme HetimoreByroja Kombëtare e Hetimit)?, thuhet në raport.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-07-15

Duration: 02:27