Ora News - Lezha po shfrytëzon ditët e verës për shmangien e përmbytjeve në dimër

Ora News - Lezha po shfrytëzon ditët e verës për shmangien e përmbytjeve në dimër

Subscribe në Ora News këtu br Për të shmangur përmbytjet gjatë muajve të dimrit, bashkia e Lezhës ka nisur pastrimin e kanaleve Kulluese në zonën e Rrilës! Banorët kërkojnë që ndërhyrja të shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë, ndërsa kryebashkiaku Fran Frrokaj thotë se do të kërkojë qeverisë mbështetje me mjete pasi ata që ka njësia vendore janë të pamjaftueshme.br br Në Lezhë, ditët e nxehta të verës po shfrytëzohen për masa kundër përmbytjeve në dimër.br br Hapja e kanaleve kulluese, është domosdoshmëri pasi bujqesia mbetet sektor jetik per shume familje.br br Aktualisht puna është përqëndruar në zonën e Rrilës.br br Bujqësia mbetet prioritet i Bashkisë Lezhë, ashtu si edhe turizmi.br br Fran Frrokaj: Jemi në sezonin e turizmit tashmë por do ti paraprijmë edhe sezonit të kullimit dhe vaditjes sepse janë dy pjesë të rëndësishme që ndihmojnë bujqësinë në zonën tonë.br br Por kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj, ngre si shqetësim mungesën e eskavatorëve, ndaj thotë se do të kërkojnë mbështetjen e qeverisë.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2018-07-15

Duration: 01:28