Zbardhen detaje nga atentati ne Shkoder

Zbardhen detaje nga atentati ne Shkoder

Zbardhen të tjera detaje nga atentati mafioz ndaj Boran Bercanes dhe Silvi Ndocit të dielën në Shkodër. Nga burime të policisë mësohet se ekzekutimi i tyre duhet të jetë bërë me automatik me selinsiator.br br Autori është afruar ngjitur me xhamat e Benzit dhe ka qëlluar fillimisht ish policin dhe me pas bashkëjetuesen e tij. Mbi çiftin janë zbrazur plot 23 plumba. Nuk përjashtohet mundësia të kenë qenë vrasës me pagesë.br br Hetuesit konfirmojnë se vrasësi nuk ka vepruar i vetëm.  Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili priste me makine. Pasi u siguruan për vdekjen e çiftit ata u larguan me shpejtësi. Këtë policia e zbuloi pasi këqyri pamjet e kamerave të sigurisë rreth vendit të ngjarjes.br br Ekzekutimi është kryer në orën 1.15 të së dielës kur çifti bashkë me djalin e mitur mbërritën me makinë tek pallati ku banonin ne lagjen ?Naim Gjylbegu?. Në momentin e krimit fëmija ka qenë në gjumë në sediljen e pasme të automjetit.br br Me shume se 30 persona janë shoqëruar prej së dielës. Por asnjë prej tyre nuk është ndaluar. Burime të policisë thanë se po hetohet lidhur me aktivitetin e 30-vjeçarit Boran Bercana para dhe pas largimit nga detyra si inspektor policie. Po hetohen edhe kontaktet e 24-vjeçares Silvi Ndoci, e cila punonte kamariere në një nga lokalet e Shkodrës.br br Mesditën e kësaj të hëne dy viktimat e atentatit mafioz u përcollën për ne banesën e fundit. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacione të mundshme që mund të çojnë në kapjen e autorëve.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-07-16

Duration: 01:19

Your Page Title