Vettingu 'djeg' dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, shkarkohen Tom Ndreca dhe Admir Thanza

Vettingu 'djeg' dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, shkarkohen Tom Ndreca dhe Admir Thanza

TIRANE - Ikin dy gjyqtarë nga Gjykata e Lartë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë sot vendimin për dy gjyqtarët Tom Ndreca dhe Admir Thanza. KPK vendosi shkarkimin e tyre nga detyra, pasi hetoi dhe konstatoi se dy gjyqtarët nuk përmbushnin kriteret për të vijuar punën në sistemin e drejtësisë. Me largimin e tyre nga detyra, Gjykatës së Lartë i mungojnë 3 anëtarë pasi gjyqtarja Mirela Fana ka dhënë dorëheqjen që para nisjes së procesit. Ndërsa Edmond Islamaj, anëtar i kësaj gjykate, kaloi me sukses filtrat e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë.br br Gjyqtari i '21 janarit' ngec te pasuria, bleu 4 apartamente në 7 vitebr Tom Ndreca nuk ka kaluar kriterin e pasurisë, pasi në 7 vite ka deklaruar blerjen e 4 apartamenteve, për të cilat nuk justifikon burimin e të ardhurave. I njohur si gjyqtari që i dha Lulzim Bashës fitoren në tavolinë për Bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për gjykimin e dosjes së "21 Janarit", deklaroi se ka blerë katër shtëpi me kursimet nga pagat. Banesat i deklaron në harkun kohor nga viti 2003 deri në vitin 2010, por sipas KPK, Ndreca nuk justifikon burimin e pasurisë. I dënuar në Itali për vjedhje, Vettingu i "pret kokën" edhe Admir Thanzënbr Edhe Admir Thanza është shkarkuar nga KPK seancën e ditës së sotme për fshehje dënimi në Itali për vjedhje dhe deklarim të rremë pasurie. Trupa gjykuese që vlerësoi gjyqtarin e Gjykatës së Lartë përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Gjyqtari nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati, Theodhori Sollaku. br br Në konkluzionet e ILDKP për gjyqtarin Admir Thanza rezultonte se:br br 1. Deklarimi nuk është i saktë në përputhje me ligjinbr 2. Nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritëbr 3. Ka kryer fshehje të pasurisëbr 4. Ka kryer deklarim të rremëbr 5.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2018-07-17

Duration: 02:11

Your Page Title