Report Tv - Klosi: Mali i Tomorit do shpallet Park Kombëtar, 'luftë' kundër guroreve

Report Tv - Klosi: Mali i Tomorit do shpallet Park Kombëtar, 'luftë' kundër guroreve

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit po përgatit me shpejtësi një ligj për të shpallur Malin e Tomorit Park Kombëtar.br br Gjatë një konference për shtyp, ministri Blendi Klosi u shpreh se janë revokuar licencat e guroreve që gërrynin Malin e Tomorit, por përkundrejt këtij vendimit të Ministrisë së drejtuar prej tij, janë gjykatat ato të cilat i rikthejnë në funksion këto biznese të pamëshirshme për natyrën dhe mjedisin. br br Klosi i quajti të korruptuara vendimet e gjykatave në prag të kapitullimit të këtij sistemi drejtësisë përballë Vettingut, ndërsa paralajmëroi betejë të ashpër me to, për mbrojtjen e mjedisit dhe kthimin e tij në funksion të turizmit. br br br Vendimet e menjëhershme që mori kjo ministri ishin pezullimi dhe më pas revokimi i lejeve mjedisore, i gjithë guroreve në Malin e Tomorrit. Nga të cilat: 9 leje mjedisore për shkak të shkeljeve të rënda, u revokuan, duke i hequr të drejtën e vijimit të mëtejshëm të aktivitet dhe 10 të tilla u pezulluan.br br Me një vendim absurd dhe tërësish arbitrar, gjykata administrative e qarkut Vlorë, ka lejuar vijimin e gërryerjes pa kriter të Malit të Tomorrit, për dy nga subjektet që ju është revokuar leja. Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin process gjyqësor, me të njëjtin object ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve ( të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundështuar revokimin e lejes mjedisore. br br Dua të ndaj me ju gjithashtu edhe nismën tonë më të fundit, për ta vendosur Malin e Tomorrit, në listën e zonave të mbrojtura. Kërkesa është depozituar tashmë në Këshillin e Ministrave, dhe pritet miratimiiI saj brenda pak ditësh. Pas Luginës së Zagorisë që miratuam pak kohë më parë, Mali i Tomorrit me vlera historike dhe natyrore, do të zgjerohet zona e mbrojtura, si Park Kombëtar.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-07-17

Duration: 02:41