Elbasan, dëmtohet rrjeti i ujësjellësit - News, Lajme - Vizion Plus

Elbasan, dëmtohet rrjeti i ujësjellësit - News, Lajme - Vizion Plus

Prej 3 ditësh 4 mijë banorë të fshatit Shushicë në Elbasan vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.br br br br Shkak janë bërë punimet nga ndërmarrja e cila merret me menaxhimin e ujit të vaditjes, e cila ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.br br br br Të gjendur të papërgatitur nga kjo situatë dhe mos marrjen e asnjë mase, banorët kërkojnë me ngulm që ky problem të marrë zgjidhje sa më shpejt.br br br br Ndërprerjen e ujit më së shumti e vuajnë bizneset. Për këtë arsye ata janë të detyruar të kufizojnë aktivitetin, pasi nuk mund ta përballojnë dot faturën e blerjes së ujit.br br br br Megjithëse fshati Shushicë ka burime të shumta ujore banorët sërish nuk kanë ujë, pasi pusetat e ujit nuk janë dezinfektuar prej vitesh, ndërsa i gjithë rrjeti i ujësjellësit është tejet i amortizuar.br br br br Ndërkohë ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve sqaron se po punohet dhe se shumë shpejt do bëhet ndërhyrja për të normalizuar situatën.


User: VizionPlusAlbania

Views: 5

Uploaded: 2018-07-19

Duration: 02:01

Your Page Title