Opozita braktis Kuvendin, Balla ftesë LSI-së: Të votojmë bashkë ligjin për Magjistratët

Opozita braktis Kuvendin, Balla ftesë LSI-së: Të votojmë bashkë ligjin për Magjistratët

Opozita shqiptare ka refuzuar thirrjet e BE për të votuar ligjin për magjistratët, që i hap rrugë zëvendësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, që kanë krijuar ngërç në drejtësi.br br Me pretendimin se votimi për Teatrin Kombëtar është manipuluar, opozita bojkotoi Kuvendin, duke injoruar thirrjet e komisionerit Hahn dhe eurodeputetëve për të qenë të pranishëm gjatë seancavebr br Opozita kërkoi rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nëpërmjet Edmond Spahos.br br ?Në votim u bënë shkelje, një deputet votoi dy herë. Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është aspak nevoja. Nëse nuk bëhet rivotimi, ne largohemi nga salla?, deklaroi Spaho. br br Hysi u përgjigj shkurt: ?Deputetëve të opozitës i urojmë ditë të mbarë?.br br Me një herë pas kësaj fraze deputetët e PD braktisën punimet e seancës plenare. br br Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që ligji për ndryshimet në kodin rrugor dhe ligji i shkollës së magjistraturës të shtyhen për seancën e 23 korrikut.br br Balla gjithashtu i bëri ftesë të hapur LSI-së për të votuar së bashku këto dy ligje. Gjatë vizitës në Shqipëri, komisioneri Hahn i bëri thirrje opozitës që të votojë ligjin për magjistratët. Kujtojmë se ligji për magjistratët kërkon 84 vota, të cilat maxhoranca nuk i ka e vetme.br br Kjo është hera e dytë që dështon votimi i këtij ligji shumë të rëndësishëm.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-07-19

Duration: 02:13

Your Page Title