Ndotja e Detit Adriatikut

Ndotja e Detit Adriatikut

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur në brigjet kroate janë shfaqur mbetje nga Shqipëria që kishin udhëtuar me rrymat detare. Për këtë shkak Kroacia kërkon marrjen e masave për të mbrojtur Adriatikun nga ndotja. Është numri i një i Kroacisë, Presidentja  Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila nga Porti i Durrësit theksoi rëndësinë që ka për turizmin, mbajtja pastër e detit që lidh Kroacinë, Shqipërinë e Malin e Zi.br br ?Mbrojtja e Adriatikut, menaxhimi i ndotjes dhe mbrojtja ambientale është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kroacinë. Sigurisht që Adriatiku lidh dy vendet tona, Kroacinë dhe Shqipërinë por po ashtu edhe vendet e tjera të rajonit dhe është përgjegjësia jonë e përbashkët për të vepruar sëbashku për ta mbrojtur.?br br Gjatë prezantimit te projektit për ?Menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe në porte? në Durrës, ku  presidentja kroate shoqërohej nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, kërkoi bashkëpunim mes tre shteteve për të mos lejuar ndotjen.br br ?Ajo çka po ashtu është tepër e rëndësishme për Kroacinë dhe ajo për të cilën ne do të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë por edhe me Malin e Zi dhe vende të tjera të Adriatikut është menaxhimi i mbetjeve sepse fatkeqësisht, sidomos në muajt e dimrit, rrymat detare dhe erërat na i sjellin mbetjet në brigjet tona dhe sigurisht shumë përpjekje dhe shumë investime bëhen për të pastruar brigjet e Adriatikut.?br br Më herët Presidentja kroate u takua edhe me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Republikes, Ilir Meta.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2018-07-19

Duration: 01:12

Your Page Title