Ora News - Në shtator nis legalizimi i banesave të ndërtuara para 1991

Ora News - Në shtator nis legalizimi i banesave të ndërtuara para 1991

Subscribe në Ora News këtu br Do të legalizohen dhe banesat dhe objektet e ndërtuara para 1991 të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë patur dokumentacion të mirëfilltë pronësie. br br Drejtori i ALUIZNIT doli sot në një prononcim për median për të sqaruar vendimin e miratuar nga qeveria për regjistrimin e Banesave të ndërtuara para vitit 1991?. br br Vendimi shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. br br Numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë.br br Brenda dy muajsh do të krijohen sektorë pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI-t që do të merret ekskluzivisht me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM-je.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-07-20

Duration: 02:23