Marreveshja me Shqiperine, Kotzias kritikon opozitat

Marreveshja me Shqiperine, Kotzias kritikon opozitat

Nuk janë vetëm çështjet e mbetura pezull ato që pengojnë firmosjen e një marrëveshje me Greqinë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për shtypin e shkruar të vendit të tij akuzon opozitat në të dyja anët e kufirit se po përpiqen të shfrytëzojnë ndjeshmëritë e opinionit për përfitime të ngushta politike.br br ?Ne kemi probleme me Shqipërinë, madje edhe 90 vjeçare. Çështjet mbetën të pazgjidhura pasi u ekspozuan në një masë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shtuar këtu  faktin  që qeveritë e mëparshme, edhe nëse donin të zgjidhnin disa prej tyre, i lanë në mes të rrugës. Le të marrim si shembull ligjin e luftës. A mund të imagjinojmë se jemi akoma dy vendet në luftë? Opozitat, në të dy anët e kufirit, po përpiqen të punojë mbi këtë bazë, mbi zemërimin e njerëzve. Për të riprodhuar stereotipet negative dhe paragjykimet mes popujve. Arritën të thonë se Greqia humbi Epirin e Veriut për shkakun tim.?br br I pyetur nëse një marrëveshje me Shqipërinë do të shkaktojë të njëjtat reagime si pakti me Maqedoninë Kotzias dha këtë përgjigje.br br ?Kam shpresën se do të ketë më shumë pjekuri sa i përket zgjidhjeve për çështjet që kemi me Shqipërinë. Ne duam miqësi mes popujve dhe një politikë të bashkëjetesës paqësore midis shoqërive tona. Personalisht, unë gjithmonë i kam admiruar studentët e mi të shkëlqyer shqiptarë në Universitetin e Pireut, të cilët janë bërë mësues në vendin e tyre.?br br Palët janë optimiste se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për përmbylljen e bisedimeve, ku ende në diskutim janë delimitimi i zonave detare, piramidat kufitare dhe menaxhimi  incidenteve  në kufij.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-07-21

Duration: 01:30