Ora News - Vihet në sekuestro preventive pasuria e Adriatik Llallës, vlera: 98 milionë lekë

Ora News - Vihet në sekuestro preventive pasuria e Adriatik Llallës, vlera: 98 milionë lekë

Subscribe në Ora News këtu br Vihet në sekuestro preventive pasuria e paluajtshme e ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. br br Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë.br br "Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale" thuhet në njoftimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.br br Më 20 korrik 2018 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr 179 vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurimit pasurore ?sekuestro preventive? për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme si apartamente, toke are. br br Ndërkohë sot (23 korrik 2018) Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë ekzekutoi vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2018-07-23

Duration: 01:42