Ora News - Shiu përmbyt Shkodrën, qyteti noton në ujë, ndërsa rrufetë djegin shtëpitë

Ora News - Shiu përmbyt Shkodrën, qyteti noton në ujë, ndërsa rrufetë djegin shtëpitë

Subscribe në Ora News këtu br Shiu i verës e përmbyti Shkodrën! br br Pak minuta reshje mjaftuan që rrugët të ishin nën mbretërinë e ujit, duke nisur nga zona pedonale, si dhe të gjitha akset kryesore në drejtim të lagjeve "Parrucë", "Xhabiej", "Rus" dhe "Mark Lula". Kolektorët dolën jashtë funksioni dhe situata e krijuar shkaktoj kaos në qarkullimin rrugor.br br Bizneset në zonën pedonale pësuan dëme, pasi në një pjesë të tyre uji vërshoi brenda. Por më e rëndë situata u krijuar në spitalin rajonal të Shkodres, pasi ajo çfarë ra përjashta, depertoj brenda repartit të imazherisë, duke bllokuar tërësisht punën.br br Bluzat e bardha u detyruan të lënë bisturitë dhe stetoskopët dhe të marrin në duar fshesat e kovat, për tu ardhur në ndihmë sanitareve në largimin e ujit. Për minuta të tëra skaneri, rezonanca, mamografia etj ishin të pamundura të hynin në punë, pasi uji që kishte vërshuar brenda mund të shkaktonte djegien e tyre.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-07-23

Duration: 01:36