Stuhi e rrebësh në Shqipëri, përmbytje dhe plazhe të boshatisura - News, Lajme - Vizion Plus

Stuhi e rrebësh në Shqipëri, përmbytje dhe plazhe të boshatisura - News, Lajme - Vizion Plus

 Kapricot e motit shaktojnë stuhi e përmbytje në shumë zona të vendit.  Pas uljes se menjërshme të temperaturave, thuajse i gjithë territori u përfshi nga  koha e keqe.br br br br Ka mjaftuar  60 minuta erë e fortë dhe shi për të  përmbytur rrugë  e institucione, ndërsa janë shkatuar probleme në  zonat bredgetare.br br br br Rrugët e qytetit të Shkodrës u mbuluan nga uji. Në pedonalen e qytetit verior si dhe ne disa lagje kryesore u bllokuan pusetat. Qarkullimi i makinave u vështirësua së terpëmi ndërsa punonjësit e kanalizimeve u detyruan të hiqnin kapakët për të lehtësuar tërheqjen e ujit. Përmbytjes së menjëhershme nuk i ka shpëtuar as spitali i qytetit.br br br br Ndryshimet e menjëhershme të motit, pasditen e së hënës  ishin temë e statuseve dhe fotove në rrjetet sociale.br br br br Edhe ne zonat bregdetare, aty ku është përqendur një pjesë e madhe e pushuesve,  era e fortë 180 km në ore dhe shiu të rrembyeshëm i kanë dhënë bregdetit  panoramën e vjeshtes.  Brenda disa minutash, ne qytetin e Vlorës, rrugët janë mbushur me ujë, plazhet janë boshatisur, disa pemë janë thyer  e po ashtu ka pasur dëmtime të çadrave dhe shezlonëvebr br br br Kjo situate ishte e paralajmëruar me herët  nga sinoptikanët. Per Vizion Plus ata thanë se ulja me 8 gradë e tempraturave këtë të henë do të shoqerohej me stuhi dhe përmbytje.br br br br Java e fundit e korrikut do të mbyllet me mot te freskët dhe me prani të shirave në orët e pasdites. Ndryshe nga vitet më parë, vera e këtij viti është parashikuar më e shkurtër dhe me e freskët, ku temperaturat nuk do ti kalojnë 35 gradë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 5

Uploaded: 2018-07-23

Duration: 01:59

Your Page Title