Meta i përgjigjet Ruçit: Shorti për Këshillin e Emërimit nuk rihidhet - News, Lajme - Vizion Plus

Meta i përgjigjet Ruçit: Shorti për Këshillin e Emërimit nuk rihidhet - News, Lajme - Vizion Plus

Situata e krijuar ne sistemin e drejtësisë, qe është pothuajse i gjithi ne kolaps, ka bere qe kryetar i Kuvendit ti drejtohet me një letër zyrtare Presidentit Meta, duke i kërkuar këtij te fundit qe te rihedhe shortin për vendet e mbetura vakante ne Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi.br br br br Ruci ka kërkuar te zgjidhë ngërçin e krijuar prej disa kohesh me këtë institucion, i cili nuk është mbledhur pasi një pjese e anëtarëve ende nuk kane kaluar procesin e Vetingut.br br br br Vizion Plus mëson se kreu i shtetit i është përgjigjur letrës se kreut te kuvendit, duke i bere me dije se shorti nuk mund te hidhet tani dhe se Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka shumicën për te vendosur pasi nga 9 anëtarë, 6 prej tyre janë ende ne detyre.br br br br Por nga lista e anëtarëve te KED, atyre ne detyre dhe atyre zëvendësues, 6 gjyqtare ende nuk kane dalë përpara Komisionit te Vetingut, ndërsa me shume gjasa Rovena Gashi pritet qe ti bashkohet listës se prokuroreve dhe gjyqtareve qe nuk e kalojnë këtë proces. Vetëm 2 nga anëtarët e zgjedhur kane arritur te kalojnë me sukses procesin e Vetingut, po kaq është dhe numri i atyre qe janë larguar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-07-23

Duration: 01:01