Ora News - Zbulohen shkaqet zyrtare të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare

Ora News - Zbulohen shkaqet zyrtare të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare

Subscribe në Ora News këtu br Biblioteka Kombëtare është dëmtuar që nga themelet e saj. Instituti i Ndërtimit në një raportin për shkaqet e përmbytjes në Bibliotekë një muaj më parë konstaton që dyshemeja e katit të nëndheshëm është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ka mbrojtje nga ujërat nëntokësorë të cilët gjatë mujit qershor ishin në nivele të larta për shkak të reshjeve.br br Drejtoresha e Bibliotekës jep alarmin që nese nuk ndërhyhet, përmbytjet mund të përsëriten në vjeshtë.br br Tirane- Shkaku depërtimit të ujit brenda ambienteve të Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë ka qenë amortizimi i themeleve të ndërtesës. Sipas raportit të specialistëve të Institutit të Ndërtimit, godina ka pësuar dëmtime në themele dhe në shtresat e dyshemesë që shërbejnë si mbrojtje nga prania e ujërave nëntokësorë.br br Ndërkohë mësohet se Biblioteka Kombëtare nuk ka masa mbrojtëse për hidroizolimin e tij, që në kohën e projektimit. Një tjetër shkak i kësaj përmbytje sipas raportit të Institutit të Ndërtimit, janë reshjet e shiut gjatë qershorit duke rritur kështu nivelin e ujërave nëntokësorë. Por kjo nuk është i vetmi problem, pasi titullarja e Bibliotekës Kombëtare jep arlamin se përmbytjet mund të përsëriten sërish në vjeshtë.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-07-26

Duration: 01:57