Ora News - Gjyqtari Hallunaj ishte në Shkodër me të bijën kur mësoi vdekjen e bashkëshortes

Ora News - Gjyqtari Hallunaj ishte në Shkodër me të bijën kur mësoi vdekjen e bashkëshortes

Subscribe në Ora News këtu Problemet shëndetësore po hetohen nga policia si shkak për vetëvrasjen e 37-vjeçares Enkelejda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj e cila u hodh të enjten (2 gusht) nga kati i pestë i pallatit ku banon në Tiranë.br br Viktima me profesion stomatologe, nënë e një vajze, punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Ajo ka qenë tek prindërit e saj që jetojnë një kat poshtë apartamentit ku ndodhi ngjarja, kur ka dalë dhe ka shkuar në banesën e saj për të marrë disa ilaçe që duhej ti konsumonte pas drekës.br br Pikërisht në këtë kohë, kur ndodhej e vetme në apartamentin e saj në katin e pestë të pallatit rrugën "Nikolla Tupe" në Tiranë, 37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj është hedhur nga lartësia duke gjetur vdekjen e menjëhershme në ora 13.15 të së enjtes.br br Bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, hetuesit e policisë kanë përjashtuar paraprakisht rënien aksidetale duke ngritur pistën e vetëvrasjes për shkak të problemeve shëndetësore si versionin kryesor për vetëflijimin.br br Pranë trupit të 37 vjeçares mësohet se janë gjetur edhe disa medikamente mjekësore që viktima konsumonte. br br Ngjarja rezulton e papritur për të afërmit dhe kolegët e zonjës Hallunaj. br br Të njëjtat burime shtuan se nga grupi i hetimit nuk është arritur të dokumentojnë ndonjë arsye tjetër për aktin e stomatologes përveç problemeve shëndetësore. Bashkëshorti i viktimës, gjyqtari Dritan Hallunaj i cili më 1 gusht u konfirmua në detyrë duke kaluar me sukses vetingun, ndodhej në Shkodër tek familjarë të tij bashkë me të bijën e mitur, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-03

Duration: 01:44