Ora News - KFOR-i hedh poshtë median serbe: Nuk ka marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit

Ora News - KFOR-i hedh poshtë median serbe: Nuk ka marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit

Subscribe në Ora News këtu br Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it. br br Në këtë mënyrë hodhi poshtë lajmin e publikuar në median serbe "Kurir" se kishte marrë kontrollin e liqenit dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Kosovësbr br Liqeni artificial i Ujmanit në veri të Kosovës është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.br br "KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë," ka thënë zyrtari i NATO-s.br br "Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t'i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it", ka thënë ai.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-04

Duration: 01:10