Ora News - Kuçova baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Ora News - Kuçova baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Subscribe në Ora News këtu br Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.br br Baza do të jetë Kuçova dhe vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës do të investohen mbi 50 milion euro.br br Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook. br br "Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.br br Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura" shkruan Ramabr br Kuçova do të shërbejë njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare.br br "Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.br br Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-08-04

Duration: 01:39