Ora News - Vendorët kundër qeverisë për taksën e banesës

Ora News - Vendorët kundër qeverisë për taksën e banesës

Subscribe në Ora News këtu Bashkitë dalin kundër qeverisë për mbledhjen e taksës së banesave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.br br Kreu i shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali deklaron se kjo prek reformën e decentralizimit pasi një taksë vendore do të mblidhet nga një institucion shtetëror.br br Sipas Haxhimalit OSHEE duhej të ishte një opsion dhe jo i vetmi agjent për arkëtimin e kësaj takse.br br Agron Haxhimali: "Bazuar në disa parime të autonomisë vendore,dhe parime të decentralizimi menduam se këtë funksion duhej ta bënte bashkia".br br Sipas Haxhimalit qeveria po tregohet jo-serioze me miratimin e akteve ligjore sepse në një moment që bashkitë kishin përgatitur skemën del një tjetër vendim.br br Agron Haxhimali: " E filloi në dhjetor, vazhdoi në janar. Në një hark kohor prej 6 muajsh ka disa udhëzime kjo tregon se qeveria nuk është treguar serioze në përgatitjen e një pakete kuadër për të gjitëh legjislacionin që i përket kësaj fushe.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-07

Duration: 02:21