Ora News - Mungojnë rojet në kullat e vrojtimit në Pogradec, qytetarët ndjehen të pasigurt

Ora News - Mungojnë rojet në kullat e vrojtimit në Pogradec, qytetarët ndjehen të pasigurt

Subscribe në Ora News këtu Ndonëse sezoni turistik ka nisur prej dy muajsh, kullat e vrojtimit vijojnë të qëndrojnë jashtë funksionit në qytetin e Pogradecit. br br Një situatë e papranueshme duke qenë se ky qytet mbetet një ndër destinacionet e preferuara për turistët. Janë pikërisht këta të fundit të cilët kanë ngritur shqetësimin. br br Ata thonë se jeta e tyre është e pasigurt ndërsa situata agravohet edhe më tej kur në vijën bregliqenore nuk ekziston asnjë roje plazhi.br br Më tej pushuesit thonë se vendosja e rojeve është detyrim për sigurinë e jetës së tyre. Ndërsa apelojnë që kjo situatë duhet të zgjidhet urgjentishtbr br Turistë: Ndjehemi të rrezikuar sidomos fëmijët. Në gjithë këtë plazh nuk është dikush që të kujdeset.br br Nga ana tjetër bashkia e Pogradecit pranon problemin në fjalë duke pohuar se shkak i mungesës së rojeve është bërë subjekti që ka fituat tenderin. Rruzhdi Hymetllari specialist në sektorin e turizmit thotë se pritet te certifikohen 30 të rinj por ngërçi mbetet tek subjekti i cili nuk aprovon certifikimin e tyre.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-08

Duration: 02:08