Ora News - ONM rekomandon ankimim dhe për gjyqtarin Artur Malaj

Ora News - ONM rekomandon ankimim dhe për gjyqtarin Artur Malaj

Subscribe në Ora News këtu Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj.br br Komisionerët Publikë, pasi t?u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 842016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t?ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikbr br Në datë 3.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Malaj, magjistratgjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.br br Deri tani ONM ka ankimuar 5 vendime të Komisiomit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët Edmond Islamaj, Bashkim Dedja, Xhezair Zaganjori, Gentia Osmani, Gentian Medja.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-10

Duration: 01:29