Report TV - Flet kushëriri i shqiptarit që vdiq në Genova: Si e morëm vesh lajmin e kobshëm

Report TV - Flet kushëriri i shqiptarit që vdiq në Genova: Si e morëm vesh lajmin e kobshëm

Tragjedia e Genovës nuk ka kursyer edhe dy shqiptarë të identifikuar si Edi Bokrina dhe Marjus Djerri. Për ?Report Tv? ka folur sot djali i xhaxhit të Marjusit, Agron Djerri, i cili ka treguar detajet se si e kanë marrë vesh familjarët lajmin e kobshëm të vdekjes së tij.br br Sipas Agronit, babai i Marjusit ka qënë në Milano dhe është lajmëruar nga e bija për t?u kthyer pasi i biri kishte humbur jetën.br br Intervista e plotë:br br 1. Si e morët vesh që Marjusi kishte humbur jetën?br br Më lajmëroi vëllai. Unë jam në Shijak.br br 2. Po ata si e morën vesh?br br Vëllai ka qënë në Milano mbrëmë, e mori në telefon vajza e vetë dhe i tha se telefoni i Marjusit dilte i fikur. Ai kalonte aty çdo ditë se shkonte për në punë.br br 3. Ku punonte Marjusi?br br Punonte kopshtar.br br 4. Sa vite kishte në Itali?br br Ka ikur që 2-3 vjeç nga Shijaku bashkë me familjen.br br 5. Prindërit janë akoma atje apo kanë ardhur në Shqipëri?br br Jo, janë atje. Ishin këtu me datë 3 gusht se kanë pasur dasmë, martohej vajza e xhaxhait të vetë.br br 6. Familjarët e kanë tërhequr trupin e Marjusit?br br Jo, akoma nuk e kanë tërhequr. Është akoma në morg.br br 7. Kur pritet të sillet për t?u varrosur në Shqipëri?br br Ende nuk i dihet gjë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-08-15

Duration: 02:21