Ora News - Vdekja e dy shqiptarëve në Xhenova, Bitri për Ora News: Ndihmë familjeve

Ora News - Vdekja e dy shqiptarëve në Xhenova, Bitri për Ora News: Ndihmë familjeve

Subscribe në Ora News këtu Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri në një lidhje telefonike për Ora News tha se ambasada do të jetë pranë dy familjeve shqiptare të afërmit e të cilave humbën jetën nga shembja dramatike e urës në Xhenova.br br Bitri: Sot kontaktova me familjarët për t'u shprehur ngushëllimet dhe gatishmërinë për t'u qenë pranë për çdo nevojë. Nëpër spitalet e qytetit të Xhenovës nuk kemi shqiptarë të lënduar, gjë që është një lajm i mirë. Shpresoj të mos kemi më raste të tilla.br br Jemi duke pritur nevojat që ata do të paraqesin. Pranë dy familjeve është konsulli ynë i nderit në Xhenova dhe diplomatë nga konsullata jonë në Milano.br br Do të shikohet sipas rastit dhe kërkesat që paraqesin familjarët. Natyrisht duke respektuar protokollin e situatës dhe koston që do të përcaktohet në vijim.br br Ngjarja është një tragjedi e rëndë që ka tronditur njerëzit, por e gjithë Italia është në një moment të lënduar emocional.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-08-15

Duration: 03:38

Your Page Title