Ora News - "Mos rreziko jetën", këmbësoret nuk ecin në vijat e bardha

Ora News - "Mos rreziko jetën", këmbësoret nuk ecin në vijat e bardha

Subscribe në Ora News këtu Këmbësorët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë, duke u bërë edhe burim aksidenti.br br Ky është konkluzioni i arritur nga Policia Rrugore e Tiranës, e cila ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori.br br "Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet rrugore.br br Pamjet e regjistruara në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, flasin shumë për rrezikun potencial që mbart çdo këmbësor i monitoruar, por edhe shumë të tjerë që nuk shihen", thuhet në njoftimin e policisë.br br Këmbësoret janë objekt analizash dhe sensibilizimi i Policisë Rrugore për pasojat dhe pasigurinë e tyre.br br Policia Rrugore këshillon këdo të përdorni vendkalimin dhe mbikalimin e këmbësoreve! "Aty ku mbikalimi mungon sigurohu mirë dhe kalo, mos rreziko jeten", këshillon policia.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-16

Duration: 04:07